Në kuadër të përmirësimit të punës tonë, Bashkia Has në bashkëpunim me Projektin zvicerian “Bashki të Forta” ka përgatitur një platformë të shpejtë e cila nuk është gjë tjetër vetëm se një Ndërfaqje grafike për përdoruesit e gjerë, komunitetin, studentët dhe anëtarët e Këshillit bashkiak. Kjo platformë siguron një pamje të përmbledhur përmes një vështrimi të shpejtë të Treguesve të performancës (KPI) të buxhetit afatmesëm të bashkisë Has, të cilat janë të rëndësishme për objektivat afatmesme të bashkisë tonë.
Me datë 25 Shtator përfaqësues të Mekanizmit të Koordinuar të Referimit të Bashkisë Has nën drejtimin e nënkryetares së bashkisë Zj.Drita Meshi morën pjesë në vizitën studimore në Bashkinë Shkodër më qëllim shkëmbimin e përvojave me Mekanizmin e Koordinuar të Referimit në Bashkinë Shkodër.
Përvojë shumë e dobishme.
Z.Filip Vila, Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Sociale, Strehimit dhe Shëndetit Publik pranë Bashkisë Shkodër ndau me pjesëmarrësit arritjet dhe sfidat e Bashkisë Shkodër në ofrimin e shërbimeve sociale për viktimat e dhunës në familje.
Znj.Lorena Bardeli, specialiste pranë Drejtorisë së Shërbimeve Sociale, Strehimit dhe Shëndetit Publik ndau me pjesëmarrësit punën e MKR-së pranë Bashkisë Shkodër në menaxhimin e rasteve të dhunës në familje gjatë vitit 2020.
Elsa Poga, Koordinatore vendore kundër Dhunës në Familje, Bashkia Has ndau për pjesëmarrësit punën e Mekanizmit të Koordinuar të Referimit të rasteve të dhunës në familje në Bashkinë Has në menaxhimin e rasteve të dhunës në familje, shërbimet ekzistuese dhe bashkëpunimin ndërinstitucional.
Mësuam më shumë në lidhje me monitorimin e zbatimit të urdhrave të mbrojtjes, përdorimin e objekteve të pashfrytëzueshme për ofrimin e shërbimeve sociale për viktimat e dhunës në familje, mundësitë e aplikimit nga bashkitë për Fondin Social, rritjen e informacionit të komunitetit me qëllim rritjen e numrit të rasteve të raportimeve të dhunës në familje, garantimit të sigurisë së viktimave, akomodimit të viktimave të dhunës në familje nga Bashkia Has në strehëzën emergjente për viktimat e dhunës në familje në Bashkinë Shkodër ose në strehëza afatgjata në Tiranë, integrimit të viktimave përmes punësimit, etj.
Një falenderim shkon për Bashkinë Shkodër për organizimin, prezantimet shumë interesante dhe mikëpritjen.
Vizita studimore u organizua nga Bashkia Has në bashkëpunim të shkëlqyer me Bashkinë Shkodër, me mbështetjen e UNDP-së Shqipëri në kuadër të “Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara” “T’i japim fund dhunës ndaj grave në Shqipëri” financuar nga Qeveria e Suedisë dhe zbatohet nga UNDP,UN Women dhe UNFPA.
Sipas njoftimit të mëposhtëm, ju njoftojmë se ka nisur procesi për regjistrimin e “tokës bujqësore në përdorim”, duke bërë të mundur marrjen në pronësi.
Ligji 20/2020 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësise në Republiken e Shqiperisë”, parashikon paisjen e qyetarëve me dokumentin e pronesisë të cilët janë subjekt që plotësojnë, njëkohësisht, këto kushte:
a) janë përfitues të tokës në pronësi ose përdorim, sipas akteve nënligjore që kanë
rregulluar marrëdhëniet juridike të ndarjes apo dhënies në përdorim të tokës bujqësore të vitit
1991 e në vazhdim. Subjekte përfituese janë edhe:
i) punonjësit e ish-ndërmarrjes bujqësore më 1.8.1991, gjendja civile e të cilëve u është
transferuar në fshatin ku gjendet toka objekt i kalimit në pronësi, pas datës 1.8.1991;
ii) personat që nuk kanë qenë punonjës të ish-ndërmarrjeve bujqësore, por kanë qenë
banorë të fshatit ku gjendet toka bujqësore, objekt i kalimit të pronësisë, sipas regjistrit të
gjendjes civile më 1.8.1991;
iii) personat që u është hequr e drejta e pronësisë me krijimin e ish-kooperativave
bujqësore apo ish-ndërmarrjeve bujqësore ose trashëgimtarët e tyre;
b) nuk kanë përfituar tokë bujqësore në territorin e ndonjë ish-kooperative apo ishndërmarrjeje bujqësore tjetër;
c) deri në 6 muaj pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, kanë paraqitur kërkesë pranë njësive të
vetëqeverisjes vendore për plotësimin me AMTP për tokat e ish-kooperativave bujqësore apo
ish-ndërmarrjeve bujqësore, pavarësisht nëse janë pajisur ose jo me aktin e marrjes së tokës
në përdorim;
ç) janë përdorues faktikë të tokës bujqësore.
Kopjen e dokumentucionit mund ta dërgoni në Bashkinë Has nëpërmjet postës Shqiptare ose ta dorëzoni pranë “zyrës së protokollit”.
1. Fotokopje ID
2. Kërkesa për regjistrimin e tokës (me shkrim)
3. Fotokopje e dokumentit që vërteton marrjen e tokës në pronësi (nëse e disponon)
4 Planvendosje (harta që tregon vendodhjen e parcelës).
🔴 Afati përfumdimtar i dorëzimit të kërkesës është data 7 Nëntor 2020.
Në kuadër të përmirësimit dhe monitorimit të punës tonë, Bashkia Has ka përgatitur një pyetësor për performancën e saj, këtë herë duke marrë opinionin e vetë qytetarëve.
Ftojmë të gjithë banorët e Bashkisë tonë të plotësojnë pyetësorin dhe të shprehin opinionin e tyre në lidhje me punën e pushtetit vendor. Vlerësimi juaj do të ndikojë në përmirësimin e punës tonë.
Të dhënat e të anketuarve janë të paidentifikueshme dhe nuk cenohet privatësia e askujt. Për të dhënë opinionin tuaj, ju lutemi të klikoni në linkun e mëposhtëm: