NJOFTIM!

Bazuar në Udhëzimin Nr. 235, datë 10/12/2024”Për proçedurat e hartimit të listave të zgjedhësve për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, paragrafi i III. Publikimi i ekstrakteve zgjedhore, pika 14, ju njoftojmë se:

Nga Administratorët e të gjitha Njësive Administrative në përbërje të Bashkisë Has, është kryer afishimi i ekstraktit të 3-të të listës së zgjedhësve, në përputhje me afatin dhe kërkesat ligjore.Listat e zgjedhsëve janë gjeneruar nga sistemi dhe printuar me datë 03/03/2025. Listat e zgjedhësve janë afishuar pranë ambienteve publike të gjendjes civile përkatëse, me hyrje të lirë dhe akses për të gjithë.

Bashkangjitur gjeni fotot e afishimeve të listave nga të gjitha qendrat e votimit të Njësive Administrative Krumë, Golaj, Fajza, Gjinaj.

Ftojmë të gjithë banorët  të marrin informacionin e duhur mbi të dhënat e tyre zgjedhore.

 

Njoftim Për Dëgjesë Publike

Njoftim për dëgjesë publike.

Konsultimi do të organizohet me datë 11.12.2024, ora 11:00 tek Pallati i Kulturës “Pjetër Bogdani” Krumë.

Temat e konsultimit:

  • Për miratimin e Buxhetit të Bashkisë Has për vitin 2025.
  • Për hartimin e Programit Buxhetor Afatmesem 2025-2027.
  • Për miratimin e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Has për vitin 2025.

Bashkangjitur dokumenti ⇓

Degjese Publike Bashkia Has 2024

Sondazh, Prioritetet e qytetarëve të Hasit për buxhetin 2022-2024

Sondazh: Prioritetet e qytetarëve të Hasit për buxhetin 2022-2024

 

Të nderuar qytetarë të Bashkisë Has!  Në kuadër të përgatitjes së buxhetit afatmesëm 2022-2024, Këshilli Bashkiak Has kërkon mendimin tuaj lidhur me prioritetet kryesore të punës së bashkisë. Ju lutem merrni 3 minuta nga koha juaj për t’u përgjigjur disa pyetjeve që do të na ndihmojmë të hartojmë një buxhet sa më pranë qytetarëve!

 

 

 

Ju lutemi shpërndani këtë pyetësor edhe te miqtë tuaj, pasi sa më shumë përgjigje aq më vlerë merr ky sondazh!

 

NJOFTIM PUBLIK për regjistrimin e “tokës bujqësore në përdorim”

📌 NJOFTIM PUBLIK

 

Të nderuar qytetarë,

 

Sipas njoftimit të mëposhtëm, ju njoftojmë se ka nisur procesi për regjistrimin e “tokës bujqësore në përdorim”, duke bërë të mundur marrjen në pronësi.

 

Ligji 20/2020 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësise në Republiken e Shqiperisë”, parashikon paisjen e qyetarëve me dokumentin e pronesisë të cilët janë subjekt që plotësojnë, njëkohësisht, këto kushte:

 

a) janë përfitues të tokës në pronësi ose përdorim, sipas akteve nënligjore që kanë
rregulluar marrëdhëniet juridike të ndarjes apo dhënies në përdorim të tokës bujqësore të vitit
1991 e në vazhdim. Subjekte përfituese janë edhe:
i) punonjësit e ish-ndërmarrjes bujqësore më 1.8.1991, gjendja civile e të cilëve u është
transferuar në fshatin ku gjendet toka objekt i kalimit në pronësi, pas datës 1.8.1991;
ii) personat që nuk kanë qenë punonjës të ish-ndërmarrjeve bujqësore, por kanë qenë
banorë të fshatit ku gjendet toka bujqësore, objekt i kalimit të pronësisë, sipas regjistrit të
gjendjes civile më 1.8.1991;
iii) personat që u është hequr e drejta e pronësisë me krijimin e ish-kooperativave
bujqësore apo ish-ndërmarrjeve bujqësore ose trashëgimtarët e tyre;
b) nuk kanë përfituar tokë bujqësore në territorin e ndonjë ish-kooperative apo ishndërmarrjeje bujqësore tjetër;
c) deri në 6 muaj pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, kanë paraqitur kërkesë pranë njësive të
vetëqeverisjes vendore për plotësimin me AMTP për tokat e ish-kooperativave bujqësore apo
ish-ndërmarrjeve bujqësore, pavarësisht nëse janë pajisur ose jo me aktin e marrjes së tokës
në përdorim;
ç) janë përdorues faktikë të tokës bujqësore.

 

Kopjen e dokumentucionit mund ta dërgoni në Bashkinë Has nëpërmjet postës Shqiptare ose ta dorëzoni pranë “zyrës së protokollit”.

 

1. Fotokopje ID
2. Kërkesa për regjistrimin e tokës (me shkrim)
3. Fotokopje e dokumentit që vërteton marrjen e tokës në pronësi (nëse e disponon)
4 Planvendosje (harta që tregon vendodhjen e parcelës).

 

🔴 Afati përfumdimtar i dorëzimit të kërkesës është data 7 Nëntor 2020.