Bashkia Has dhe qyteti i Krumës në festë !
Aktiviteti u realizua nën kujdesin e Kryetarit të Bashkisë Has z.Miftar Dauti .
Panairi i produkteve bujqësore,blegtoriale dhe artizanale ishin kryefjala e këtij aktiviteti i cili nisi me fjalën përshëndetëse të kryetarit të Bashkisë z.Miftar Dauti dhe përfaqësuesit për Shqipërinë të UNICEF-it z.Murat Sahin .
Në këtë panair moren pjesë 28 fermerë, blegtorë dhe artizanë nga të gjithë Njësitë Administrative të Bashkisë Has. Kjo ditë ishte për të pasqyruar të gjitha prodhimet e zonës të cilat janë Bio dhe që fermerët e blegtorët i kanë realizuar me shumë mund dhe djersë .
Artizanet tona me punën e tyre të palodhur kishin kuruar deri në detaj çdo punim. Qilima shumëngjyrësh të punuar në tezgjah, punë dore me grep ose shtiza, pëlhura të qëndisura me elegancë apo me motive të ndryshme tradicionale të prodhuara sipas traditës së trashëguar ndër breza, janë ekspozuar sot.
Një pjesë e rëndësishme e këtij aktiviteti të zgjeruar ishte dhe pjesmarrja e artistëve të vegjel nga Qendra Kulturore e Fëmijë dhe Ansambli “Pjetër Bogdani”.
Gezimi, entuziazmi, zërat melodioz ja shtuan edhe më shumë hijeshinë këtij panairi.
Qikat dhe djemtë hasjane promovuan në mënyrë më të mirë të mundshme veshjet tradicionale të Hasit.
Ky panair tashmë do jetë një traditë e përhershme në fund të Shtatorit në Bashkinë Has. Për t’u ju dhënë mundësi bujqëve, blegtorëve dhe artizaneve që të promovojnë punën e tyre në rang kombëtar.
Bashkia Has është mbështetëse me të gjitha strukturat e saj për të gjithë sektorët privat dhe institucional për të reklamuar dhe promovuar punën dhe prodhimet e zonës .
Aktivitete të reja na presin !!