Me datë 25 Shtator përfaqësues të Mekanizmit të Koordinuar të Referimit të Bashkisë Has nën drejtimin e nënkryetares së bashkisë Zj.Drita Meshi morën pjesë në vizitën studimore në Bashkinë Shkodër më qëllim shkëmbimin e përvojave me Mekanizmin e Koordinuar të Referimit në Bashkinë Shkodër.
Përvojë shumë e dobishme.
Z.Filip Vila, Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Sociale, Strehimit dhe Shëndetit Publik pranë Bashkisë Shkodër ndau me pjesëmarrësit arritjet dhe sfidat e Bashkisë Shkodër në ofrimin e shërbimeve sociale për viktimat e dhunës në familje.
Znj.Lorena Bardeli, specialiste pranë Drejtorisë së Shërbimeve Sociale, Strehimit dhe Shëndetit Publik ndau me pjesëmarrësit punën e MKR-së pranë Bashkisë Shkodër në menaxhimin e rasteve të dhunës në familje gjatë vitit 2020.
Elsa Poga, Koordinatore vendore kundër Dhunës në Familje, Bashkia Has ndau për pjesëmarrësit punën e Mekanizmit të Koordinuar të Referimit të rasteve të dhunës në familje në Bashkinë Has në menaxhimin e rasteve të dhunës në familje, shërbimet ekzistuese dhe bashkëpunimin ndërinstitucional.
Mësuam më shumë në lidhje me monitorimin e zbatimit të urdhrave të mbrojtjes, përdorimin e objekteve të pashfrytëzueshme për ofrimin e shërbimeve sociale për viktimat e dhunës në familje, mundësitë e aplikimit nga bashkitë për Fondin Social, rritjen e informacionit të komunitetit me qëllim rritjen e numrit të rasteve të raportimeve të dhunës në familje, garantimit të sigurisë së viktimave, akomodimit të viktimave të dhunës në familje nga Bashkia Has në strehëzën emergjente për viktimat e dhunës në familje në Bashkinë Shkodër ose në strehëza afatgjata në Tiranë, integrimit të viktimave përmes punësimit, etj.
Një falenderim shkon për Bashkinë Shkodër për organizimin, prezantimet shumë interesante dhe mikëpritjen.
Vizita studimore u organizua nga Bashkia Has në bashkëpunim të shkëlqyer me Bashkinë Shkodër, me mbështetjen e UNDP-së Shqipëri në kuadër të “Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara” “T’i japim fund dhunës ndaj grave në Shqipëri” financuar nga Qeveria e Suedisë dhe zbatohet nga UNDP,UN Women dhe UNFPA.