#Nejeminëpunë #Juqëndroninështëpi #Kërkonindihmë #Raportonidhunën

Bashkia Has paralelisht me punën për mbajtjen nën kontroll, parandalimin e përhapjes masive të rrezikut COVID-19 dhe mbështetjen e atyre familjeve më në nevojë dëshiron tju sjelli në vëmëndje se është në dispozicion së bashku me strukturat e Policisë së Shtetit për tju përgjigjur çdo rasti dhune në familje sipas nevojave.

Strukturat e shërbimeve sociale në Bashki dhe Njësi Administrative janë në terren për të ndihmuar çdo rast në nevojë.

Nëse ndodheni në një situatë të tillë, kontaktoni menjëherë:

  • Komisariatin e Policisë nëpermjet numrit 129;🚔📳
  • Shërbimin Sociale në Bashkine Has 0697449176
  • Linjën e kombëtare të këshillimit duke telefonuar falas në numrin 116 117;📴
  • Qendrën shëndetsore më të afërt në zonën tuaj🏥

 

#Nejeminëpunë #Juqëndroninështëpi #Kërkonindihmë #Raportonidhunën

 

Mbani pastër mjedisin! 

Të nderuar banorë të Bashkisë Has!
Sidomos banorët e lagjeve të cilët kanë oborre ju lutem kërkojmë mirëkuptimin tuaj që të  mos hedhni inerte në brendësi të kontinjerëve si: gur, beton,mbetje të pastrimit të bahçeve.
Kontinjerët nuk janë për të mbajtur gur dhe beton. Minimumi që mund të bëni mos i  hidhni në brendësi të kontinjerëve.
Punonjesit e Sektorit të Shërbimit Komunal me Përgjegjës z.Bajram Mazrreku kanë qenë në punë këto ditë sidomos ata të pastrimit duke pastruar e  sakrifikuar në këtë situatë të vështirë.
Pothuajse të gjith janë në shtëpite e tyre, e këta heronjë po punojnë çdo ditë.
Mbani pastër mjedisin!
Kërkojmë mirëkuptimin tuaj !
Bashkia Has.

Miss&Mister Children Hasi 2020

Agjensia e spektakleve Albania Event Production, në diten më të rëndesishme për arsimin në Shqipëri, ka përmbyllur garen Albania Event Production  Miss & Mister Children Hasi 2020 , me pjesëmarrjen e 260 konkurentëve të këtij qyteti të vogel, me një dashuri të madhe për artin dhe skenen, #Gejsardi🏆dhe #Amelia👑janë dy fituesit e medhenjë. Falenderime dhe mirënjohje për gjithsecilin prej konkurentëve, prindërve të tyre, Bashkise së qytetit, Kryebashkiakut z. Liman Morina, jurise si dhe gjith stafit të Albania Event Production.

 

 

 

Rritja e efektivitetit të mekanizmit të koordinuar të referimit të rasteve të dhunës në marrëdhëniet familjare

Në Bashkinë Has organizuam trajnimin e thelluar të Ekipit Teknik Ndërdisiplinor të Mekanizmit të Koordinuar të Referimit të rasteve të dhunës në familje.

Morën pjesë Kryetari i Bashkisë Has, përfaqësues të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim UNDP, Komisariatit të Policisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, Spitalit, drejtuesi i Zyrës së Punës, përfaqësues i Prokurorisë, DRSHSSH, Njësisë Administrative Gjinaj dhe Fajza, Zyrës Arsimore, Koordinatorja Vendore Kundër Dhunës në familje etj.

Pjesëmarrësit u njohën me aspekte praktike të zbatimit të ligjit Nr. 47/2018 për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin Nr.9669, datë 18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, si edhe institucionet përgjegjëse dhe detyrat e tyre bazuar në legjislacionin e përditësuar. Gjithashtu u morën njohuri të thelluara mbi Udhëzimin e Përbashkët Nr. 912 dt.27.12.2018 “Për Procedurat dhe Modelin e Urdhërit për Masat Paraprake të Mbrojtjes së Menjëhershme, dhe Udhëzimin e Përbashkët Nr. 866, datë 20.12.2018 “Për Procedurat dhe Modelin e Vlerësimit të Riskut për Rastet e Dhunës në Familje”.

Ky trajnim u organizua nga Bashkia Has dhe mbështetet nga UNDP Shqipëri, në kuadër të Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara, “T’i japim fund dhunës ndaj grave në Shqipëri”, financuar nga Qeveria e Suedise dhe që po zbatohet nga UNDP,UN WOMEN, DHE UNFPA.