Në Bashkinë Has organizuam trajnimin e thelluar të Ekipit Teknik Ndërdisiplinor të Mekanizmit të Koordinuar të Referimit të rasteve të dhunës në familje.

Morën pjesë Kryetari i Bashkisë Has, përfaqësues të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim UNDP, Komisariatit të Policisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, Spitalit, drejtuesi i Zyrës së Punës, përfaqësues i Prokurorisë, DRSHSSH, Njësisë Administrative Gjinaj dhe Fajza, Zyrës Arsimore, Koordinatorja Vendore Kundër Dhunës në familje etj.

Pjesëmarrësit u njohën me aspekte praktike të zbatimit të ligjit Nr. 47/2018 për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin Nr.9669, datë 18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, si edhe institucionet përgjegjëse dhe detyrat e tyre bazuar në legjislacionin e përditësuar. Gjithashtu u morën njohuri të thelluara mbi Udhëzimin e Përbashkët Nr. 912 dt.27.12.2018 “Për Procedurat dhe Modelin e Urdhërit për Masat Paraprake të Mbrojtjes së Menjëhershme, dhe Udhëzimin e Përbashkët Nr. 866, datë 20.12.2018 “Për Procedurat dhe Modelin e Vlerësimit të Riskut për Rastet e Dhunës në Familje”.

Ky trajnim u organizua nga Bashkia Has dhe mbështetet nga UNDP Shqipëri, në kuadër të Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara, “T’i japim fund dhunës ndaj grave në Shqipëri”, financuar nga Qeveria e Suedise dhe që po zbatohet nga UNDP,UN WOMEN, DHE UNFPA.