Shpallet konkursi online me ese me temë “Stop dhunës me bazë gjinore dhe dhunës ndaj gruas”.

Shpallet konkursi online me ese me teme “Stop dhunës me bazë gjinore dhe dhunës ndaj gruas”për nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Sejdi Dida” dhe gjimnazit “Skënderbeu” në Bashkinë Has në kuadër  të projektit “Krijimi i Mekanizmit të Koordinuar të Referimit të Rasteve të Dhunës në Familje” i cili organizohet nga Bashkia Has dhe mbështetet nga UNDP Shqipëri.

 

Ky konkurs zhvillohet në kuadër të programit të Kombeve të Bashkuara “Për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave” financuar nga Qeveria e Suedisë dhe që po zbatohet nga UNDP, UN Women,dhe UNFPA në bashkëpunim me Qeverinë e Shqipërisë. Konkursi hapet sot deri me datë 11 shtator.

 

Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Sejdi Dida” dhe gjimnazit “Skëndërbeu” do ti dërgojne punimet në adresën e emailit të Koordinatores së Dhunës në Familje elsapoga@gmail.com . Pas dorëzimit të eseve në adresë e emailit ato do të publikohen në facebook-un e Bashkisë deri në daten 16 Shtator ku do të marrin like, comment me pas ato do të vlerësohen nga anëtarët e komisionit ku do të caktohen 4 fituesit 2 nga shkolla 9-vjeçare dhe 2 nga gjimnazi “Skënderbeu”. Fituesit do të shpërblehen me një çmim simbolik (libra).

“T’i Japim Fund Dhunës ndaj Grave në Shqipëri”

Sot, më 14 Korrik 2020, në kuadër të projektit “Krijimi i Mekanizmit të Koordinuar të
Referimit të Rasteve të Dhunes ne Familje në Bashkine Has u organizua nje aktivitet
ndergjegjesues.
Gjatë aktivitetit u shpërndanë fletëpalosje dhe materiale sensibilizuese për
pjesëmarrësit.
Gjatë takimit u dhane informacionet e nevojshme rreth funksionimit të Mekanizmit të
Koordinuar të Referimit të rasteve të dhunës në familje në Bashkinë Has. Në fokus të
bashkëbisedimit ishte edhe ndërgjegjësimi i komunitetit në perpjekje kundër çdo lloj akti
të dhunshëm në familje ushtruar ndaj grave, fëmijëve dhe pjestarëve të tjerë të familjes
si edhe rëndësia e përgjigjes institucionale në nivel vendor në parandalimin dhe luftimin
e këtij fenomeni.
Ky aktivitet u organizua nga Bashkia Has në kuadër të Programit të Përbashkët të Kombeve të
Bashkuara, “T’i Japim Fund Dhunës ndaj Grave në Shqipëri”, financuar nga Qeveria e Suedisë
dhe që po zbatohet nga UNDP, UN Women dhe UNFPA.
#ThuajNdalDhunës
#EdliraPapavangjeli
#UNDP Albania
#Bashkia Has

Njoftim

Njoftohen të gjitha familjet e Njësisë Administrative Krumë që trajtohen me ndihmë ekonomike të paraqiten pranë zyrë së Ndihmës Ekonomike për të bërë deklarimin e situatës social-ekonomike deri me 15.07.2020 .
Në rast mosparaqitje refuzoheni për një periudhë kohore 6-mujore.
Faleminderit!

Thuaji Ndal dhunës në familje!

Thuaji Ndal dhunës në familje!
Pranë Bashkisë Has funksionon Mekanizmi i Koordinuar i Referimit të rasteve të dhunës në Familje
Mos ngurroni, denonconi rastet e dhunës në familje!
Ju mund të telefononi në:
Policinë e shtetit në numrin falas  129
Koordinatoren vendore kundër dhunës në familje në bashki në nr.+3550697449176
Linjën e këshillimit për gra dhe vajza 116117
DËSHIRONI TË MËSONI MË SHUMË PËR MJETET DHE MASAT MBROJTËSE NGA DHUNA NË FAMILJE DHE MEKANIZMIN E KOORDINUAR TË REFERIMIT TË RASTEVE TË DHUNËS NË FAMILJE NË BASHKINË  Has.
Ju lutem lexoni fletëpalosjen e përgatitur.
Kjo fletëpalosje është përgatitur me mbështetjen e UNDP Shqipëri, në kuadër të Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “T’i japim fund dhunës ndaj grave në Shqipëri”, financuar nga Qeveria e Suedisë.
#Nejeminepune#Juqendronineshtepi#Kerkonindihme#Raportonidhunen#Stopdhunanefamilje