Sot, më 14 Korrik 2020, në kuadër të projektit “Krijimi i Mekanizmit të Koordinuar të
Referimit të Rasteve të Dhunes ne Familje në Bashkine Has u organizua nje aktivitet
ndergjegjesues.
Gjatë aktivitetit u shpërndanë fletëpalosje dhe materiale sensibilizuese për
pjesëmarrësit.
Gjatë takimit u dhane informacionet e nevojshme rreth funksionimit të Mekanizmit të
Koordinuar të Referimit të rasteve të dhunës në familje në Bashkinë Has. Në fokus të
bashkëbisedimit ishte edhe ndërgjegjësimi i komunitetit në perpjekje kundër çdo lloj akti
të dhunshëm në familje ushtruar ndaj grave, fëmijëve dhe pjestarëve të tjerë të familjes
si edhe rëndësia e përgjigjes institucionale në nivel vendor në parandalimin dhe luftimin
e këtij fenomeni.
Ky aktivitet u organizua nga Bashkia Has në kuadër të Programit të Përbashkët të Kombeve të
Bashkuara, “T’i Japim Fund Dhunës ndaj Grave në Shqipëri”, financuar nga Qeveria e Suedisë
dhe që po zbatohet nga UNDP, UN Women dhe UNFPA.
#ThuajNdalDhunës
#EdliraPapavangjeli
#UNDP Albania
#Bashkia Has
AlbaniaUSA