Njoftohen të gjitha familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike, të cilat kanë për të bërë deklarimin 3-Mujor në muajin Korrik të paraqiten pranë Zyrave të Ndihmës Ekonomike për të bërë deklarimin e situates sociale-ekonomike deri më 10/07 /2021.
Në rast mosparaqitje refuzoheni për një periudhë kohore 6-muaj!
Në zbatim të Ligjit nr. 8312, datë 26.3.1998 “Për tokat bujqësore të pandara”, të Vendimit nr. 531, datë 21.08.1998 të Këshillit të Ministrave “Për tokat bujqësore të pandara”, i
ndryshuar, të Udhëzimit nr. 1, datë 18.07.2012 “Për procedurat e dhënies me qira të tokave bujqësore të pandara”, i ndryshuar, Bashkia Has njofton fillimin e procesit të dhënies me qira të tokës bujqësore të pandarë, pasurinë nr. 187/1 e cila ndodhet në Njësinë Administrative Fajza, fshati Vranisht, nr. Kadastral 3821.
Fillimin e procedurës për dhënien me qira, me konkurrim publik, të tokave bujqësore të pandara, me sipërfaqe prej 21500 m, pasurinë nr. 187/1, e cila ndodhet në Njësinë Administrative Fajza, fshati Vranisht, nr. Kadastral 3821.
Dhënia me qira e tokës bujqësore të pandarë bëhet me qëllim dhënien në përdorim të tokës bujqësore për zhvillimin e veprimtarive bujqësore dhe/ose prodhim blegtoral.
Konkurrimi do të zhvillohet më datë 10.03.2021, ora 08.00, në Bashkinë Has, Salla e Mbledhjeve Kati i II- të.
Çmimi i qirasë është 6000 (gjashtë mijë) lekë/ha, në vit.
Afati i dhënies me qira të kësaj pasurie të jetë në përputhje me parashikimet e Kreut II, të Udhëzimit nr. 1, datë 18.7.2012, të Këshillit të Ministrave “Për procedurat e dhënies me qira të tokave bujqësore të pandara”, në varësi të kulturës bujqësore ose specie e bimëve me të cilat do të lidhet kjo veprimtari.