NJOFTIM PËR DHËNIE ME QERA TË TOKAVE TË PANDARA

Në zbatim të Ligjit nr. 8312, datë 26.3.1998 “Për tokat bujqësore të pandara”, të  Vendimit nr. 531, datë 21.08.1998 të Këshillit të Ministrave “Për tokat bujqësore të pandara”, i
ndryshuar, të Udhëzimit nr. 1, datë 18.07.2012 “Për procedurat e dhënies me qira të tokave bujqësore të pandara”, i ndryshuar, Bashkia Has njofton fillimin e procesit të dhënies me qira të tokës bujqësore të pandarë, pasurinë nr. 187/1 e cila ndodhet në Njësinë Administrative Fajza, fshati Vranisht, nr. Kadastral 3821.
  •  Fillimin e procedurës për dhënien me qira, me konkurrim publik, të tokave bujqësore të pandara, me sipërfaqe prej 21500 m, pasurinë nr. 187/1, e cila ndodhet në Njësinë Administrative Fajza, fshati Vranisht, nr. Kadastral 3821.
  • Dhënia me qira e tokës bujqësore të pandarë bëhet me qëllim dhënien në përdorim të tokës bujqësore për zhvillimin e veprimtarive bujqësore dhe/ose prodhim blegtoral.
  • Konkurrimi do të zhvillohet më datë 10.03.2021, ora 08.00, në Bashkinë Has, Salla e Mbledhjeve Kati i II- të.
  • Çmimi i qirasë është 6000 (gjashtë mijë) lekë/ha, në vit.
  • Afati i dhënies me qira të kësaj pasurie të jetë në përputhje me parashikimet e Kreut II, të Udhëzimit nr. 1, datë 18.7.2012, të Këshillit të Ministrave “Për procedurat e dhënies me qira të tokave bujqësore të pandara”, në varësi të kulturës bujqësore ose specie e bimëve me të cilat do të lidhet kjo veprimtari.

Për informacion shtesë : info@bashkiahas.gov.al

Bashkangjitur gjeni detajet,

 

 

 

AlbaniaUSA