Titulli “Qytetar Nderi ” i Hasit i jepet Presidentit të Republikës së Kosovës Z.Hashim Thaçi.

Titulli “Qytetar Nderi ” i Hasit Ju dha Presidentit të Kosovës Z.Thaçi për kontributin e çmuar në Luftën e Kosovës ,Presidenti u shpreh mirëmjohës për të gjitha familjet hasjane për ndihmën që i’u dhanë vëllezërve të tyre kosovarë. Gjithashtu Z.Thaçi u shpreh i motivuar për një “Shqipëri të Madhe “. Falenderojmë Këshillin Bashkiak dhe Kryetarin e Bashkisë Z.Adem Lala për këtë vlerësim.

Shoqata e bëmirësisë “Jetimat e Ballkanit” me z.Halil Kastrati vijnë në Has për bamirësi.

Pas takimit me kryetarin e Bashkisë z.Adem Lala ,  z. Halil Kastrati një bamirës që ka ndihmuar me qindra familje Shqiptare vjen në  Has për të vazhduar  misioni e tij në ndihmë të familjeve në nevojë . Bashkë me Kryetarin e Bashkisë  vizituan nga afër 3 familje , mes varfërisë  e si të mos mungonte kjo edhe me anëtarë të sëmurë .Ku ju dha lajmi më  i mirë i jetës së  tyre për ndërtimin e 3 shtëpive , së  shpejti do të nisë ndërtimi i dy shtëpive të tjera. Ne s’mund të bëjmë dot gjëra të mëdha, vetëm gjëra të vogla me dashuri të madhe (Nënë Tereza).

AlbaniaUSA