“KAPËRCIM I GJELBËR– Drejt ekonomisë së gjelbër vendore përmes investimeve inteligjente” eshte titulli i projektit që do të zbatohet për 40 muaj dhe ka për qëllim të kontribuojë për një rritje të përgjithshme të qëndrueshme ekonomike në rajonin ndërkufitar. Ai do të mundësojë kalimin e bashkive drejt ekonomisë së gjelbër të qëndrueshme përmes politikës së integruar, investimeve publike inteligjente dhe rritjes së kapaciteteve.
Projekti zbatohet: në Shqipëri nga qendra mjedisore EDEN dhe Bashkia Has dhe në Kosovë nga Balkan Green Foundation (BGF) – Organizata drejtuese e projektit dhe Komuna Klinë.
Të dyja bashkitë do përfitojnë investime inteligjente për eficencën e energjisë dhe burimet e rinovueshme. Grupet e synuara të projektit janë banorët e Bashkive Has dhe Klinë, Institucionet e interesit publik, fermerët dhe bizneset lokale, Organizatat e Shoqërise civile, punonjësit e bashkive Has dhe Klinë.