Është hapur këtë të premte panairi i produkteve tradicionale në sheshin “Dëshmorët e Hasit” në qytetin tonë. Në këtë panair u ekspozuan punime të ndryshme sipas traditave, si veshje, elemente tradicionale dhe produkte ushqimore të trevave të Hasit, Tropojes, Malësisë së Gjakovës dhe Rafshit të Dukagjinit. Nën ritmin e muzikës dhe valleve tradicionale nga grupi artistik “HASI” vizitorët e këtij panairi shijuan në një atmosferë ndryshe, produktet tradicionale të trevave Hasit, Tropojës, Gjakovës, Pejës, Junikut dhe Deqanit. Panairi ishte një rast i mirë për të krijuar lidhje mes fermerëve me tregtarët e vegjël lokale të zonave kufitare apo edhe më gjerë. Nxjerrja në treg e prodhimit bujqësor është një mundësi për rritjen e mirëqenies në shumë familje që jetojnë në kushtet e varfërisë. Paniri u organzua në kuadër të programit të bashkëpunimit ndërkufitar Shqipëri-Kosovë me mbështetjen e Bashkisë Has.

 

  

 

 

AlbaniaUSA