PROGRAMI I TRANSPARENCES, BASHKIA HAS / DOKUMENTI I PLOTE KERKESA-PERGJIGJE 2022

Konform detyrimit ligjor qe percakton ligji 119/2014 “Per te Drejten e Informimit”, Bashkia HAS ka administruar dhe perpunuar nje numer te konsiderueshme kerkesash per informacion gjate vitit 2022.  Ne total jane 75 kerkesa te cilat kane marre pergjigje gjate vitit 202, te gjitha te pasqyruara ne registrin perkates. Regjistri i Kerkesave dhe pergjigjeve administrohet nga Bashkia dhe behet publik pa kerkesë, permes faqes zyrtare te internetit te bashkise. Ky regjister eshte gjithashtu pjese e Programit te Transparences te Bashkise Has.

Shkarko ketu Regjistrin

Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur programi i transparencën, qe përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së autoritetit në kuadër të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”(LDI).

Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës Autoriteti Publik (Bashkia Has) ndërton dhe rrit transparencën në punën e tij institucionale. Bashkia Has ka përditësuar herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të LDI-së.

 

 

Plani i veprimit “Shërbimet e ekosistemit dhe investimet inteligjente në Bashkinë Has”

Green Action Plan_Has_Draft Content 1.4 (1)

Në vijim të workshopit të dytë të zhvilluar në Has në datë 4 maj 2021 për planin e veprimit për investime inteligjente, bashkengjitur gjendet draft plani i punuar nga ekspertet me përfshirjen e informacioneve dhe disktutimeve të zhvilluara së bashku.

 

Si hapa vijues për këtë plan:

 

Nevojitet që plani të konsultohet dhe me gjëre tani, jo vetem nëpërmjet workshopeve por edhe me publikun. Plani, si bashkëngjitur, sipas afateve kohore në baze të ligjit 146/2014 “Për konsultimin dhe konsultimin publik” duhet të vendoset në faqen e Bashkise Has për tu konsultuar me publikun, dhe publiku në këtë formë ka mundesi ta shikoje dhe te dergoje komente.

 


Pas çdo komenti të fundit që do merret, materiali do finalizohet nga ekspertet e planit dhe do të kalojë për miratim me tej në Këshillin Bashkiak  Has.

 

Panairi i produkteve tradicionale.

Është hapur këtë të premte panairi i produkteve tradicionale në sheshin “Dëshmorët e Hasit” në qytetin tonë. Në këtë panair u ekspozuan punime të ndryshme sipas traditave, si veshje, elemente tradicionale dhe produkte ushqimore të trevave të Hasit, Tropojes, Malësisë së Gjakovës dhe Rafshit të Dukagjinit. Nën ritmin e muzikës dhe valleve tradicionale nga grupi artistik “HASI” vizitorët e këtij panairi shijuan në një atmosferë ndryshe, produktet tradicionale të trevave Hasit, Tropojës, Gjakovës, Pejës, Junikut dhe Deqanit. Panairi ishte një rast i mirë për të krijuar lidhje mes fermerëve me tregtarët e vegjël lokale të zonave kufitare apo edhe më gjerë. Nxjerrja në treg e prodhimit bujqësor është një mundësi për rritjen e mirëqenies në shumë familje që jetojnë në kushtet e varfërisë. Paniri u organzua në kuadër të programit të bashkëpunimit ndërkufitar Shqipëri-Kosovë me mbështetjen e Bashkisë Has.

 

  

 

 

AlbaniaUSA