U firmos sot në Bashkinë Has marreveshja e bashkëpunimit nga drejtuesit e institucioneve përgjegjëse, anëtarë të Komitetit Drejtues të Mekanizmit të Koordinuar të Referimit të rasteve të dhunës në familje.
Moren pjese Zv/Kryetari i Bashkisë Has, drejtues e përfaqësues të Zyres së Shërbimeve Sociale pranë kësaj bashkie, koordinatorja vendore kundër dhunes në familje, përfaqesues të Zyres Arsimore, Zyres së Punes, Policise, Spitali Has, Drejtorise së Kujdesit Shëndetesor, Drejtoresha e Drejtorise Rajonale të Sherbimit Social Kukës, etj.
Në aktivitet u prezantua puna e Bashkisë Has në bashkëpunim me institucione të tjera përgjegjëse për parandalimin dhe menaxhimin e rasteve të dhunës në familje gjatë vitit 2019, rezultatet dhe sfidat.
Ky aktivitet u organizua nga Bashkia Has, me mbështetjen e UNDP Shqipëri, në kuadër të Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara: “T’i japim fund dhunës ndaj grave në Shqipëri”, financuar nga Qeveria e Suedisë dhe zbatohet nga UNDP, UN Women dhe UNFPA .