Qëllimi dhe tema e takimit u fokusua mbi çështjen e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, mbi fuqizimin dhe ngritjen e kapaciteteve për aktorët e vijës së parë që operojnë në komunitet (mësues, policë, punonjës socialë, psikologë, mjekë , administratorë socialë dhe koordinatorë të mbrojtjes së fëmijëve). Në këtë takim na nderuan me pjesmarrjen e tyre : zj.Lejdi Dervishi dhe z.Agron Sojati përfaqësues të zyrës së Koordinatorit Kombëtar për Çështjet e Ekstremizmit të Dhunshëm si dhe përfaqësuesit më lartë të Bashkisë Has, Prefekturës, Qarkut dhe institucioneve përkatëse, të cilët diskutuan në lidhje me rastet e ekstremizmit të dhunshëm dhe mënyrën e parandalimit dhe mirëfunksionimit të të gjitha organeve të pushtetit vendor në parandalimin e rasteve të tilla.