Turi i Kullave, Kulla e Kurpalit.

📍 Turi i Kullave në Has | Kulla e Kurpalit

Në zemër të Hasit, Kulla e Kurtpalit mirëpriti një ndër ndalesat më frymëzuese të Turit të Kullave, një iniciativë e @Giz Albania në bashkepunim me Shiwaten Shqiptare të Agroturizmit që synon promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare përmes artit, historisë, kulinarise dhe bashkëpunimit komunitar.
🎤 E pranishme në këtë event ishte Hersi Matmuja, këngëtare e njohur dhe Drejtoreshë Artistike e North Star Albania, e cila solli emocione të veçanta përmes interpretimit të disa këngëve të përzgjedhura me kujdes për këtë ambient të rrallë historik e shoqeruar nga fëmijet e Qendres Kultures të Fëmijve Has dhe pjesë të North Star Albania.
Nje faleminderim të vecantë per Smart Destinacion Management Albania dhe GIZ Albania, Qeveria Britanike për suportin, gjithë ekipin e projektit për realizimin e këtij produkti turistik dhe të gjithë banorët për gatimet tradicionale dhe mikpritjen.

NJOFTIM!

Bazuar në Udhëzimin Nr. 235, datë 10/12/2024”Për proçedurat e hartimit të listave të zgjedhësve për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, paragrafi i III. Publikimi i ekstrakteve zgjedhore, pika 14, ju njoftojmë se:

Nga Administratorët e të gjitha Njësive Administrative në përbërje të Bashkisë Has, është kryer afishimi i ekstraktit të 3-të të listës së zgjedhësve, në përputhje me afatin dhe kërkesat ligjore.Listat e zgjedhsëve janë gjeneruar nga sistemi dhe printuar me datë 03/03/2025. Listat e zgjedhësve janë afishuar pranë ambienteve publike të gjendjes civile përkatëse, me hyrje të lirë dhe akses për të gjithë.

Bashkangjitur gjeni fotot e afishimeve të listave nga të gjitha qendrat e votimit të Njësive Administrative Krumë, Golaj, Fajza, Gjinaj.

Ftojmë të gjithë banorët  të marrin informacionin e duhur mbi të dhënat e tyre zgjedhore.

 

Këshilli Vendor i Sigurisë Publike

Në zbatim të Ligjit nr.139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, i ndryshuar, Ligjin nr. 119/2014 “Për të Drejten e Informimit” mbështetur në VKM-në nr.678, datë 30.10.2024 “Për përbërjen, rregullat më të hollësishme të organizimit dhe funksionimit të Këshillave Vendorë të Sigurisë Publike dhe Këshillit Kombëtar për Sigurinë në Komunitet”, bazuar në VKB nr.11 datë 27.01.2025 “Për krijimin e Këshillit Vendor të Sigurisë Publike në Bashkinë Has dhe Miratimin e Rregullores për Organizimin dhe Funksionimin e tij”, e cila u miratua me 13 vota Pro. Me datë 19.01.2025 u zhvillua mbledhja e parë, ku u bë prezantimi me përfaqësuesit dhe zgjedhja e Sekretares së KVSP-së. Të gjithë përfaqësuesit u treguan të gatshëm për bashkëpunim në zgjidhjen e çdo problematike që mund të haset.