Në zbatim të Ligjit nr.139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, i ndryshuar, Ligjin nr. 119/2014 “Për të Drejten e Informimit” mbështetur në VKM-në nr.678, datë 30.10.2024 “Për përbërjen, rregullat më të hollësishme të organizimit dhe funksionimit të Këshillave Vendorë të Sigurisë Publike dhe Këshillit Kombëtar për Sigurinë në Komunitet”, bazuar në VKB nr.11 datë 27.01.2025 “Për krijimin e Këshillit Vendor të Sigurisë Publike në Bashkinë Has dhe Miratimin e Rregullores për Organizimin dhe Funksionimin e tij”, e cila u miratua me 13 vota Pro. Me datë 19.01.2025 u zhvillua mbledhja e parë, ku u bë prezantimi me përfaqësuesit dhe zgjedhja e Sekretares së KVSP-së. Të gjithë përfaqësuesit u treguan të gatshëm për bashkëpunim në zgjidhjen e çdo problematike që mund të haset.