📍 Turi i Kullave në Has | Kulla e Kurpalit
📍 Turi i Kullave në Has | Kulla e Kurpalit
Bazuar në Udhëzimin Nr. 235, datë 10/12/2024”Për proçedurat e hartimit të listave të zgjedhësve për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, paragrafi i III. Publikimi i ekstrakteve zgjedhore, pika 14, ju njoftojmë se:
Nga Administratorët e të gjitha Njësive Administrative në përbërje të Bashkisë Has, është kryer afishimi i ekstraktit të 3-të të listës së zgjedhësve, në përputhje me afatin dhe kërkesat ligjore.Listat e zgjedhsëve janë gjeneruar nga sistemi dhe printuar me datë 03/03/2025. Listat e zgjedhësve janë afishuar pranë ambienteve publike të gjendjes civile përkatëse, me hyrje të lirë dhe akses për të gjithë.
Bashkangjitur gjeni fotot e afishimeve të listave nga të gjitha qendrat e votimit të Njësive Administrative Krumë, Golaj, Fajza, Gjinaj.
Ftojmë të gjithë banorët të marrin informacionin e duhur mbi të dhënat e tyre zgjedhore.
![]()
![]()
![]()
![]()
Në zbatim të Ligjit nr.139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, i ndryshuar, Ligjin nr. 119/2014 “Për të Drejten e Informimit” mbështetur në VKM-në nr.678, datë 30.10.2024 “Për përbërjen, rregullat më të hollësishme të organizimit dhe funksionimit të Këshillave Vendorë të Sigurisë Publike dhe Këshillit Kombëtar për Sigurinë në Komunitet”, bazuar në VKB nr.11 datë 27.01.2025 “Për krijimin e Këshillit Vendor të Sigurisë Publike në Bashkinë Has dhe Miratimin e Rregullores për Organizimin dhe Funksionimin e tij”, e cila u miratua me 13 vota Pro. Me datë 19.01.2025 u zhvillua mbledhja e parë, ku u bë prezantimi me përfaqësuesit dhe zgjedhja e Sekretares së KVSP-së. Të gjithë përfaqësuesit u treguan të gatshëm për bashkëpunim në zgjidhjen e çdo problematike që mund të haset.
![]()
![]()
![]()
Me mbështetjen e Bashkia HAS, Tirana Business University College dhe #UNICEFAlbania, ekipi i Shqiponjave nga #UPSHIFT ka krijuar një kinema të vogël rinore për të bashkuar komunitetin dhe për të sjellë më shumë mundësi argëtimi për të rinjtë! ![]()
Ky është një hap drejt fuqizimit të të rinjve dhe krijimit të hapësirave të reja kulturore. ![]()
#YouthEmpowerment #ChangeMakers


