Bashkia Has fiton “Çmimin e Publikut” në Qeverisjen Vendore si Praktika më e mirë 2020 e votuar nga qytetarët, për administrimin dhe menaxhimin e mbetjeve !
Ky çmim i dedikohet punës së Sektorit të Shërbimeve Publike, stafit, punës në grup si dhe më e rënësishmja ndërgjegjësimit qytetar.
Bashkia Has falenderon të gjithë ata qytetarë Hasjanë dhe përtej Hasit, që votuan Bashkinë tonë, duke e vlerësuar me Praktikën më të mirë 2020, të votuar nga publiku.
Konkursi i Praktikave të Mira 2020 u drejtua nga Ministria e Brendshme dhe Agjensia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore, me mbështetjen e Agjensisë Zvicerane për Zhvillim (SDC).