Plani i shpalljes së Parkut Natyror “Pashtrik – Morinë”

Mbështetur në vlerat e natyrës dhe të biodiversitetit që ka ekosistemi natyror Pashtrik-Morinë, sikurse dhe mbi bazën e dispozitave që rrjedhin nga ligji nr. 81/2017 “Për zonat e mbrojtura”, i ndryshuar, që si objekt të tij, ndër të tjera, ka shpalljen e zonave të mbrojtura mjedisore, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura kanë nisur punën për hartimin e planit të shpalljes zonë e mbrojtur e Kategorisë IV (Park Natyror), të zonës Pashtrik-Morinë.

Në vijim të procesit për shpalljen zonë e mbrojtur të Parkut Natyror “Pashtrik – Morinë” (Kategoria IV e zonave të mbrojtura mjedisore sipas IUCN) dhe në zbatim të shkronjës d, pika 1, neni 12 i ligjit nr. 81/2017 “Për zonat e mbrojtura”, i ndryshuar, e cila citon se:

“Plani i shpalljes së zonave të mbrojtura mjedisore publikohet në faqen zyrtare të ministrisë përgjegjëse për zonat e mbrojtura dhe në bashkinë apo qarkun ku ndodhet zona që propozohet të shpallet”, gjeni më poshtë planin e shpalljes së Parkut Natyror “Pashtrik – Morinë”.

00. Prezantim_Takim teknik+Has

01. Plani i shpalljes

02. Koordinatat e Kufirit Pashtrik-Morinë

Riparimi i stolave në lulishtet e qytetit

Kolegët👷‍♂️ tanë lyen dhe riparuan⚙️ stola në qytet.
Duke kontribuar në përmirësimin e hapësirave publike dhe krijimin e një mjedisi më të këndshëm😊 për të gjithë. Shpresojmë që të shijoni kohën⏰ tuaj të lirë në këto hapësira👐 të dedikuara pushimit✅.
Punë e palodhur👏👌.

 

”Një botë e pastër është një botë e lumtur!

Bashkia Has me këtë mesazh, në kuadër të 22 Prillit, Ditës Ndërkombëtare të Tokës, ju uroj javë të mbarë!🙏
🌎”Një botë e pastër është një botë e lumtur!”

Veprimtarinë e përshëndeti zv.kryetarja e Bashkisë zj. Shyrete Koka, e cila ndër të tjera nënvizoi punën e mirë të institucioneve kulturore të bashkisë dhe veçoi kryesisht fëmijët e qendrës kulturore që me talentin dhe pasionin e tyre për artin i japin gjallëri jetës artistike të qytetit.

Kjo veprimtari e bukur, e përgatitur me profesionalizëm nga stafi i QKF-së, krahas numrave artistik, ishte gërshetuar dhe me mesazhe sensibilizuese nga nxënësit, të cilët apelonin për më shumë përkujdesje ndaj Tokës, pasi fenomene të ndryshme natyrore dhe ndërhyrjet e shumta të dorës së njeriut janë një kërcënim serioz për të ardhmen e saj.

#dita_ndërkombëtare_e_tokës
#Bashkia_Has
#Qendra_Kulturore_e_Fëmijëve

 

 

 

Takime të rëndësishme me Ambasadorët e shteteve të Arabis Saudite, Kinës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Ukrainës

Gjatë vitit 2023 Kryetari i Bashkisë Has z.Miftar Dauti u takua  Ambasadorët  e Arabis Saudite, Kinës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Ukrainës. Në këto takime u fol për mundësi bashkëpunimi mes Bashkisë Has dhe Ambasadave respektive.

g

(more…)