PROGRAMI KOMBËTAR I PRAKTIKAVE TË PUNËS, THIRRJA V

Programit Kombëtar të Praktikave të Punës në Administratën Shtetërore dhe Institucionet e tjera Publike”, i ndryshuar, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë shpall thirrjen e pestë të “Programit Kombëtar të Praktikave të Punës”.

Informacionin rreth programit, profilet e kërkuara, numrin e praktikantëve dhe  institucionet pjesëmarrëse mund t’i gjeni në linkun :  http://praktika.arsimi.gov.al, nga ku mund të kryeni edhe aplikimin online, pasi të klikoni në dritaren “Apliko”.

Aplikimi është i hapur për të rinjtë, që përmbushin këto kritere:

  1. Të jenë 21-26 vjeç;
  2. Të kenë përfunduar minimalisht ciklin e parë të studimeve “Bachelor”;
  3. Të mos kenë qenë pjesë e programit gjatë thirrjeve të mëparshme .

Të rinjtë e interesuar duhet të aplikojnë vetëm në një institucion të caktuar, në të kundërt aplikimi i tyre nuk do të merret në konsideratë.

Dokumentet që duhet të ngarkojnë aplikantët janë :

a-  CV (jetëshkrimin) e aplikantit;

b-  Letra e motivimit

Afati për aplikim është nga data 7 shkurt deri më datë 29 shkurt 2020.

Pas mbylljes së aplikimeve, institucionet përkatëse do të lajmërojnë nëpërmjet postës elektronike të përzgjedhurit për të filluar praktikën 3- mujore,

nga data 9 mars – 9 qershor 2020.

Pjesëmarrësit do të përfshihen në një përvojë pune, në ndërveprim me profesionistët në administratën publike, institucionet e tjera publike, njësitë e vetëqeverisjes vendore, dhe shoqëritë tregtare, me qëllim përfitimin e njohurive praktike, pasurimin e jetëshkrimit të tyre, zgjerimin e rrjetit të kontakteve, pajisjen me të ashtuquajturat “aftësi të buta” si puna në grup, komunikimi i sigurtë, përshtatshmëria në ambjentin e punës, aftësia për të ndërmarrë iniciativa.

Periudha tre – mujore e praktikës do të njihet si përvojë pune nga Departamenti i Administratës Publike, ndërsa në përfundim të saj ofrohet punësim për mbi 200 më të mirët.

         

Në ndihmë të familjes Lisha

Sikur të mos mjaftonte problemet shëndetësore të z.Ajet Qazim Lisha para disa kohësh ju shemb edhe shtëpia. Ky zotëri është nga fshati Helshan, Njësia Administrative Golaj, Has. Me mbështetjen e Bashkisë Has dhe gatishmërinë e Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit u bë e mundur që familja Lisha të pres si të gjithë të tjerët ndërrimin e viteve. Në dorëzimin, dhurimin akorduar nga Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale ishin: Zv/Kryetarit, kryetarit të NJA Golaj dhe punonjësit të autorizuar nga Bashkia Has, Ferit Mazrreku ( Inspektor i Emergjencave Civile ) është bërë e mundur që kjo familje prej 5 anëtarësh të paiset me të gjitha elektroshtëpiaket e nevojshme, çadër, veshmbathje dhe ushqime.

Jemi_me_Ju 🙏