Sikur të mos mjaftonte problemet shëndetësore të z.Ajet Qazim Lisha para disa kohësh ju shemb edhe shtëpia. Ky zotëri është nga fshati Helshan, Njësia Administrative Golaj, Has. Me mbështetjen e Bashkisë Has dhe gatishmërinë e Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit u bë e mundur që familja Lisha të pres si të gjithë të tjerët ndërrimin e viteve. Në dorëzimin, dhurimin akorduar nga Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale ishin: Zv/Kryetarit, kryetarit të NJA Golaj dhe punonjësit të autorizuar nga Bashkia Has, Ferit Mazrreku ( Inspektor i Emergjencave Civile ) është bërë e mundur që kjo familje prej 5 anëtarësh të paiset me të gjitha elektroshtëpiaket e nevojshme, çadër, veshmbathje dhe ushqime.

Jemi_me_Ju 🙏