Kryetari i Bashkisë Has pati nderin të mirëpresë në institucion Amabasadorin Niklas Ström bashkë me bashkëpuntorët e tij .
Diskutuam në rruge institucionale se si mund të bashkëpunojmë dhe të bëhemi partner me shtetin Suedez, për disa projekte në fusha të ndryshme : si të logjistikes, komunikimit, investimeve në biznes dhe të zhvillimit të projekteve social-kulturore për të cilat Hasi ka kaq shum nevojë .
Këto takime do vijojnë në tavolina pune për perspektiva dhe projekte të reja me qytetin e Hasit dhe Ambasades Suedeze.
Kryetari i Bashkisë ishte i hapur për çfarë do lloj bashkëpunimi dhe çfarë do lloj fushe që institucioni i Ambasades Suedeze do të ishte i gatshëm për të dhënë kontributin e tij .
Falenderojmë Amabsadorin Niklas Ström dhe bashkpuntorët e tij për ardhjen dhe viziten që i bëri qytetit të Hasit .
Përshtypjet e impresionet për këtë qytet ishin shumë të mira . Dhe e mirpresim që të vijë sërisht !!