Shpallet konkursi online me ese me temë “Stop dhunës me bazë gjinore dhe dhunës ndaj gruas”.

Shpallet konkursi online me ese me teme “Stop dhunës me bazë gjinore dhe dhunës ndaj gruas”për nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Sejdi Dida” dhe gjimnazit “Skënderbeu” në Bashkinë Has në kuadër  të projektit “Krijimi i Mekanizmit të Koordinuar të Referimit të Rasteve të Dhunës në Familje” i cili organizohet nga Bashkia Has dhe mbështetet nga UNDP Shqipëri.

 

Ky konkurs zhvillohet në kuadër të programit të Kombeve të Bashkuara “Për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave” financuar nga Qeveria e Suedisë dhe që po zbatohet nga UNDP, UN Women,dhe UNFPA në bashkëpunim me Qeverinë e Shqipërisë. Konkursi hapet sot deri me datë 11 shtator.

 

Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Sejdi Dida” dhe gjimnazit “Skëndërbeu” do ti dërgojne punimet në adresën e emailit të Koordinatores së Dhunës në Familje elsapoga@gmail.com . Pas dorëzimit të eseve në adresë e emailit ato do të publikohen në facebook-un e Bashkisë deri në daten 16 Shtator ku do të marrin like, comment me pas ato do të vlerësohen nga anëtarët e komisionit ku do të caktohen 4 fituesit 2 nga shkolla 9-vjeçare dhe 2 nga gjimnazi “Skënderbeu”. Fituesit do të shpërblehen me një çmim simbolik (libra).

AlbaniaUSA