Kryetari i Bashkisë Has, z. Miftar Dauti, mori pjesë në ceremoninë e përurimit të kësaj rruge me rëndësi të madhe, që bashkon dy shtete dhe dy Haset – atë të Shqipërisë dhe të Kosovës.
Në këtë ngjarje morën pjesë:
Kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti
Ministri i Infrastrukturës, z. Hysen Durmishi
Deputeti i Qarkut Kukës, z.Eduart Shalsi,
Deputeti i Qarkut Kukës, z.Flamur Hoxha,
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë z.Petrit Malaj,
Deputeti z.Artan Abrashi,
Kryetar i OVL UQK Has, z.Xhevdet Thaçi,
Prefekti i Qarkut Kukës z.Dritan Baji,
Ish Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, z. Qemal Minxhozi, dhe shumë autoritete të lartë nga Shqipëria dhe Kosova.
Kjo rrugë nuk është vetëm një investim infrastrukturor, por një urë bashkimi, zhvillimi dhe vëllazërie që afron më shumë njerëzit e Hasit të Shqipërisë dhe Hasit të Kosovës.