Konsultimi publik me temë: “Për miratimin e Planit Vendor të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve”

Me datë 15.07.2025 u zhvillua konsultimi publik me temë: “Për miratimin e Planit Vendor të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve”,Bashkia Has.

Qëllimi i Konsultimit:
•Të prezantojmë objektivat dhe prioritetet e Planit të Menaxhimit të Mbetjeve.
•Të dëgjojmë sugjerimet e qytetarëve për përmirësimin e shërbimit të mbledhjes, selektimit dhe riciklimit të mbetjeve.
•Të nxisim pjesëmarrjen e komunitetit në menaxhimin e qëndrueshëm të mbetjeve.
Pikat kryesore që u diskutuan:
1. Gjendja aktuale e menaxhimit të mbetjeve në Has.
2.Problematikat kryesore:
• Deponitë e paautorizuara.
• Mungesa e ndarjes në burim.
• Transporti dhe grumbullimi i pakonsoliduar.
3. Objektivat për 5 vitet e ardhshme:
• Edukimi dhe ndërgjegjësimi i qytetarëve.
• Infrastruktura për ndarjen e mbetjeve.
• Partneritete me sektorin privat.
4. Roli i komunitetit dhe bizneseve.

 

Prej 9 orësh “luftë”me zjarrin në bjeshkën e Domajt.

Prej më shumë se 9 orësh ekipi i përbërë nga:
-Drejtoria e Pyjeve,
-Drejtoria e Emergjencave Civile,
-MZSH,
-Policia e Rendit, kanë luftuar me zjarrin, duke e favorizuar edhe erërat e forta në bjeshkët e Domajt, Njësia Administrative Gjinaj. Janë djegur afro 20ha por ekipi me punën e palodhur ka arritur të neutralizojë vatren e zjarrit.
 

Ambasadori i Katarit dhe Shumë Përfaqësues të Lartë nga Shqipëria dhe Kosova në “Dasmën Hasjane”

Kryetari i Bashkisë Has z. Miftar Dauti së bashku me stafin e tij kishin kënaqësinë të mirëprisnin Ambasadorin e Katarit në Tiranë Shkelqësin e tij Jabor bin Ali Al Dosari.
– Deputetet e Qarkut Kukës z.Flamur Hoxha dhe z.Isuf Qela së bashku me kandidaten për deputete znj Elvira Peka.
– Vëllezrit dhe motrat kosovarë si: z.Smajl Latifi- Komuna Rahovec, zj.Arbënesha Kuqi nga Komuna e Gjakovës së bashku me stafin e saj.
– Drejtori i Inspektimit pranë AKMC z.Besnik Hysaj dhe Shefi i Komisariatit Has z.Astrit Perleshi si dhe studiues e petagog e zyrtar të lartë që kanë dhënë kontribut të shquar për Hasin. U mblodhën në aktivitetin “Dasma Hasjane” ku u pasqyruan traditat, zakonet dhe kultura Hasjane ndër vite.
🇦🇱🇶🇦🇽🇰🤝
  

Ansambli “Pjetër Bogdani” në Lipjan

🎼✨ Koncert festiv në nder të Ditës së Çlirimit të Komunës së Lipjanit 🇽🇰
Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Komunës së Lipjanit, në sheshin “Adem Jashari” u mbajt koncert festiv me një atmosferë të veçantë, ku performoi ansambli i mirënjohur “Pjetër Bogdani” nga Krumë-Has.
Ansambli solli në skenë një program të pasur artistik me motive nga trashëgimia jonë kulturore dhe folklorike, duke ngjallur emocione dhe duartrokitje nga të pranishmit.
🎤 Një nga momentet më prekëse të mbrëmjes ishte interpretimi i këngës kushtuar dëshmorëve të Komunës së Lipjanit, një çast që preku zemrat e publikut dhe rikujtoi me krenari sakrificën e atyre që dhanë jetën për liri.
Në shenjë respekti dhe mirënjohjeje, në emër të Kryetarit të Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, ansamblit “Pjetër Bogdani” iu dorëzua Simboli i Komunës së Lipjanit si vlerësim i veçantë për interpretimin emocionues të këngës kushtuar dëshmorëve të Lipjanit, si dhe për kontributin e çmuar në ruajtjen dhe promovimin e vlerave tona kombëtare.