Ansambli “Pjetër Bogdani” mori pjesë në aktivitetin e “Plis Bardhëve”

Ansambli “Pjetër Bogdani” Has, i mbështetur nga Bashkia Has, me datë 31.08.2025 mori pjesë me krenari në “Festën e Plis Bardhëve” që u organizua në qytetin e Krujës, duke sjellë me vullnet e dashamirësi vlerat më të bukura të trashëgimisë kulturore Hasjane. Për kontributin e tij, ansambli u nderua me një mirënjohje speciale, ndërsa Bashkisë Has iu dha çmimi i veçantë, titulli i lartë vlerësues për bujarinë “Ram Geci”. Ky çmim jepet për herë të pare, i cili vlerëson Bashkinë Has për vlerat tradicionale, për bujari dhe mikpritje, aktivitetet tradicionale, kulturore dhe artistike
Falenderojmë drejtuesit dhe organizatorët e festës “Plis Bardhëve” që na ftuan të merrnim pjesë në një event kaq madhështor.

 

Thirrje

Thirrje
Bashkia Has në bashkëpunim me Woman Center for Development and Culture Albania-WCDCA, fton të rinjtë  të marrin pjesë në këtë trajnim.
Detajet i gjeni në linkun më poshtë⬇️:
https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSfAA1O4xKGnJxE2mT1hI-X1jR2jcM9Kfr-Dn6qcw6rMYg0FvA/viewform?pli=1

Zjarri në “Qafë Maq” u shua!

🔥 Zjarri në “Qafë Maq” u shua!
Falë punës heroike të zjarrfikësve, Policisë, Pyjorjes, Drejtorisë së Pyjeve, Drejtorisë së Mbrojtjes Civile, MZZH-së, ushtrisë, kryeplakut të fshatit, Drejtorisë së Shërbimeve, forcat vullnetare dhe punonjësit e Njësisë Administrative Golaj, zjarri u vendos nën kontroll. 🚒🌿
🙏 Një falënderim i veçantë për AKMC-në për mbështetjen me forca të ushtrisë dhe logjistikë, si dhe për të gjithë forcat vullnetare dhe ata që kontribuan në sigurinë e banorëve.
Ambulanca dhe infermierët ishin në gatishmëri gjatë gjithë operacionit.
Kryetari i Bashkisë Has dhe autoritetet e larta mbështetën koordinimin e punës në çdo moment.