Takim me Diasporën Hasjane dhe Përfaqësues të Institucioneve Qëndore dhe Vendore

Me nder dhe mirënjohje mirëpritëm përfaqësues të institucioneve qendrore, vendore, partnerëve ndërkombëtarë dhe diasporës hasjane, në një aktivitet solemn që forcon bashkëpunimin dhe vizionin e përbashkët për zhvillimin e territorit. 🤝🇦🇱
Gjatë aktivitetit u prezantuan prioritetet strategjike të Bashkisë Has, projektet zhvillimore dhe mundësitë për partneritete, ndërsa u promovua identiteti kulturor dhe turistik i zonës përmes Guidës Turistike dhe ekspozitës fotografike. 📜🏞️
Falënderojmë veçanërisht IOM Albania për praninë dhe mbështetjen e vazhdueshme në proceset e zhvillimit lokal dhe nismat që synojnë fuqizimin e komunitetit.
Bashkia Has riafirmon përkushtimin për të vijuar me transparencë dhe vizion të qartë, duke mbetur e hapur për çdo partneritet që i shërben të ardhmes së komunitetit tonë. 🌿✨

 

 

 

Përurimi i rrugës historike Gorozhup – Pogaj

🚧 Përurimi i rrugës historike Gorozhup – Pogaj 🇦🇱🤝🇽🇰
Kryetari i Bashkisë Has, z. Miftar Dauti, mori pjesë në ceremoninë e përurimit të kësaj rruge me rëndësi të madhe, që bashkon dy shtete dhe dy Haset – atë të Shqipërisë dhe të Kosovës.
Në këtë ngjarje morën pjesë:
🇽🇰 Kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti
🇽🇰Ministri i Infrastrukturës, z. Hysen Durmishi
🇦🇱Deputeti i Qarkut Kukës, z.Eduart Shalsi,
🇦🇱Deputeti  i Qarkut Kukës, z.Flamur Hoxha,
🇦🇱Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë z.Petrit Malaj,
🇽🇰Deputeti z.Artan Abrashi,
🇦🇱Kryetar i OVL UQK Has, z.Xhevdet Thaçi,
🇦🇱Prefekti i Qarkut Kukës z.Dritan Baji,
🇦🇱 Ish Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, z. Qemal Minxhozi, dhe shumë autoritete të lartë nga Shqipëria dhe Kosova.
Kjo rrugë nuk është vetëm një investim infrastrukturor, por një urë bashkimi, zhvillimi dhe vëllazërie që afron më shumë njerëzit e Hasit të Shqipërisë dhe Hasit të Kosovës. ❤️

 

Suksesi i rradhës për Ansamblin “Pjetër Bogdani”

🎶 Suksese për Ansamblin “Pjetër Bogdani”! 🎶
Ansambli ynë “Pjetër Bogdani” përfaqësoi me dinjitet Bashkinë Has në Festivalin Folklorik Mbarëkombëtar “Zani i Kombit” Komoran, – Edicioni IX, duke u vlerësuar nga një juri profesionistësh me tre çmime të rëndësishme:
🏆 “Grupi më i kompletuar”, Ansambli “Pjeter Bogdani”.
🪕”Instrumentisti më i mirë”, Perparim Brati.
🎤”Interpretuesja më e mirë”, Fahrie Tutaj.
👏 Urime të gjithë anëtarëve të ansamblit dhe grupit të punës për përkushtimin dhe kontributin e tyre në ruajtjen e trashëgimisë tonë kulturore!

 

 

 

 

“Panairi me produkte bujqësore, blegtorale dhe artizanale”

Sot, në sheshin përpara Bashkisë Has, u zhvillua me sukses “Panairi me produkte bujqësore, blegtorale dhe artizanale”, ku u promovuan prodhimet vendase . Ky panair ka për qëllim të promovojë punën e palodhur të fermerëve, blegtorëve dhe artizanëve tanë, të cilët me përkushtim sjellin për ne prodhime të freskëta dhe artizanale që pasqyrojnë traditën dhe kulturën e zonës sonë , duke krijuar një atmosferë festive. Përveç ekspozimit të produkteve, sot patem kënaqësinë të shijojmë edhe një program kulturor, të përgatitur me kujdes nga Qendra Kulturore e Fëmijëve dhe Pallati i Kulturës “Pjetër Bogdani” Has.