Gëzuar Pavarësinë, Kosovë!

🇽🇰 17 Shkurt – Dita e Pavarësisë së Kosovës
Me rastin e 17 Shkurtit, Bashkia Has uron me krenari dhe respekt të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për Ditën e Pavarësisë!
Hasit, si një territor ndërkufitar me lidhje të forta historike, familjare dhe kulturore me Kosovën, i ka takuar gjithmonë një rol i veçantë në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe në mbështetjen e kauzës së lirisë.
Sot, më shumë se kurrë, kufiri na bashkon dhe jo na ndan. Marrëdhëniet e mira, bashkëpunimi institucional dhe zhvillimi i përbashkët janë themeli i një të ardhmeje më të fortë për komunitetet tona.
Gëzuar Pavarësinë, Kosovë!
Qoftë kjo ditë një simbol i unitetit, paqes dhe përparimit të përbashkët! 🇦🇱🤝🇽🇰

Bashkia Has është pajisur me dy automjete tip “pick-up”

Bashkia Has është pajisur me dy automjete tip “pick-up”, të cilat janë vënë në shërbim të Njësisë së Zjarrfikëses.
Duke pasur parasysh se zona e Hasit karakterizohet nga terren i thyer dhe i papërshtatshëm për mjete të tjera logjistike, këto automjete janë shumë funksionale dhe të domosdoshme për ndërhyrje të shpejta dhe efikase. Automjetet janë të pajisura me të gjitha mjetet e nevojshme për një shërbim zjarrfikës modern dhe operativ.
Kryetari i Bashkisë Has, z. Miftar Dauti, shprehet mirënjohje dhe falenderues për Ministrin e Mbrojtjes, z. Pirro Vengu, si dhe për Drejtorin z. Haki Çako dhe strukturat e AKMC-së, të cilët na janë gjendur pranë në çdo problematikë dhe kërkesë që Bashkia jonë ka pasur.
Drejtoresha e Mbrojtjes Civile, garanton se do t’i përgjigjet me korrektësi dhe seriozitet çdo ankese dhe problematike.
Gjithashtu, shpresojmë që bashkëpunimi të vazhdojë edhe në të ardhmen, në funksion të rritjes së sigurisë dhe shërbimit ndaj qytetarëve të Hasit.

Gëzuar Festat e Nëntorit nga Kopshtin “1 Qershori” Krumë.

🇦🇱 Festa e Nëntorit në Kopshtin “1 Qershori” 🇦🇱
Sot të vegjlit tanë festuan me plot gëzim, duke sjellë përmes këngëve, valleve dhe aktiviteteve kreative, krenarinë dhe dashurinë për atdheun.
Me flamurin kombëtar në duar dhe buzëqeshjen fëminore që e bën çdo moment më të ndritshëm, fëmijët kujtuan rëndësinë e këtyre ditëve historike të Nëntorit—ditë që na bashkojnë dhe na frymëzojnë të gjithëve.
Falë përkushtimit të edukatoreve dhe mbështetjes së prindërve, atmosfera në Kopshtin “1 Qershori” u mbush me emocion, ngjyra dhe traditë. ❤️
Gëzuar Festat e Nëntorit! 🇦🇱✨

 

Festat e Nëntorit nga QKF

Qendra Kulturore e Fëmijëve – Bashkia Has.
Sot festoi me pasion dhe dashuri festat e Nëntorit, një simbol i rëndësishëm i unitetit dhe identitetit tonë Kombëtar. 🇦🇱❤️
Fëmijët u angazhuan në aktivitet me këngë, valle, drama dhe recitime – duke shprehur me krenari gjuhën, traditat dhe kulturën Shqiptare. 🎶💃📖
Një moment i paharrueshëm, që na kujton se pikërisht ata do ta mbajnë gjallë shpirtin Shqiptar për brezat që vijnë. 🇦🇱✨
Gëzuar Festat e Nëntorit! 🇦🇱