Ansambli “Pjetër Bogdani”u vlerësua me Çmimin e Jurisë – “Çmimi i Madh”, Burrel 2026

Ansambli “Pjetër Bogdani” pati nderin të marrë pjesë në Festivalin Folklorik Tipologjik Kombëtar i Lojërave Popullore dhe Riteve Burrel 2026, një ndër aktivitetet më të rëndësishme në promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare.
Me përkushtim dhe profesionalizëm, ansambli ynë u vlerësua me Çmimin e Jurisë – “Çmimi i Madh” 🏆
Ky vlerësim përfaqëson punën, pasionin dhe dashurinë për traditën që çdo anëtar i ansamblit përcjell në skenë.
Faleminderit të gjithë atyre që na mbështesin në këtë rrugëtim artistik.

 

Ansambli “Pjetër Bogdani”u vlerësua me çmimin “Grupi i Rapsodëve të Dalluar”në Festivali Folklorik “Hasi Jehon 2026” Gjonaj.

Ansambli “Pjetër Bogdani” pati nderin të marrë pjesë në Festivali Folklorik “Hasi Jehon 2026”, ku në Audicionin nr. 37 u vlerësua me çmimin “Grupi i Rapsodëve të Dalluar” Gjonaj. 🏆
Një arritje që pasqyron përkushtimin dhe ruajtjen e vlerave autentike të folklorit shqiptar.
Mirënjohje për organizatorët dhe të gjithë mbështetësit tanë.

 

Qendra Kulturore e Fëmijëve Uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë.

Me zemër dhe krenari festuam Pavarësinë e Kosovës!
Sot, me shumë emocion dhe ndjenjë atdhedashurie, organizuam një aktivitet të veçantë në nder të kësaj dite historike – një ditë që na mbush me dashuri për atdheun dhe na kujton forcën e unitetit tonë.
Fëmijët shkëlqyen me talentet e tyre përmes këngës, valles dhe interpretimit artistik, ndërsa prindërit i duartrokitën me buzëqeshje dhe krenari.
Ky aktivitet nuk ishte vetëm një festë, por një dëshmi e gjallë se “Jemi një komb, me një zemër dhe një histori.”
Gëzuar 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës!

 

Gëzuar Ditën e Pavarësisë së Kosovës! 

Sot, në këtë ditë të veçantë për mbarë kombin shqiptar, fëmijët e Kopshtit “1 Qershori” – Krumë i bashkohen festës për të uruar me zemër Pavarësinë e Kosovës.

Me buzëqeshjet e tyre të sinqerta, me ngjyrat kuqezi dhe me këngë e valle festive, vogëlushët tanë përcjellin mesazhin e paqes, dashurisë dhe shpresës për një të ardhme edhe më të ndritur për Kosovën dhe mbarë shqiptarët.
17 Shkurti është një ditë krenarie, kujtese dhe uniteti, që na bashkon të gjithëve në respekt të historisë, sakrificës dhe lirisë.
Gëzuar Ditën e Pavarësisë së Kosovës!
Me dashuri nga fëmijët dhe stafi i Kopshtit “1 Qershori” – Krumë.