🎼✨ Koncert festiv në nder të Ditës së Çlirimit të Komunës së Lipjanit 🇽🇰
Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Komunës së Lipjanit, në sheshin “Adem Jashari” u mbajt koncert festiv me një atmosferë të veçantë, ku performoi ansambli i mirënjohur “Pjetër Bogdani” nga Krumë-Has.
Ansambli solli në skenë një program të pasur artistik me motive nga trashëgimia jonë kulturore dhe folklorike, duke ngjallur emocione dhe duartrokitje nga të pranishmit.
🎤 Një nga momentet më prekëse të mbrëmjes ishte interpretimi i këngës kushtuar dëshmorëve të Komunës së Lipjanit, një çast që preku zemrat e publikut dhe rikujtoi me krenari sakrificën e atyre që dhanë jetën për liri.
Në shenjë respekti dhe mirënjohjeje, në emër të Kryetarit të Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, ansamblit “Pjetër Bogdani” iu dorëzua Simboli i Komunës së Lipjanit si vlerësim i veçantë për interpretimin emocionues të këngës kushtuar dëshmorëve të Lipjanit, si dhe për kontributin e çmuar në ruajtjen dhe promovimin e vlerave tona kombëtare.