Ansambli “Pjetër Bogdani” Has, i mbështetur nga Bashkia Has, me datë 31.08.2025 mori pjesë me krenari në “Festën e Plis Bardhëve” që u organizua në qytetin e Krujës, duke sjellë me vullnet e dashamirësi vlerat më të bukura të trashëgimisë kulturore Hasjane. Për kontributin e tij, ansambli u nderua me një mirënjohje speciale, ndërsa Bashkisë Has iu dha çmimi i veçantë, titulli i lartë vlerësues për bujarinë “Ram Geci”. Ky çmim jepet për herë të pare, i cili vlerëson Bashkinë Has për vlerat tradicionale, për bujari dhe mikpritje, aktivitetet tradicionale, kulturore dhe artistike
Falenderojmë drejtuesit dhe organizatorët e festës “Plis Bardhëve” që na ftuan të merrnim pjesë në një event kaq madhështor.
![]()
![]()
![]()


