Z.Liman Morina është i martuar dhe baba i tre fëmijëve.
Arsimin tetëvjeçar e përfundoj në vendlindje në fshatin Pogaj, Has. Në vitet 1983-1987 kreu formimin profesional për të vazhduar më pas paralelisht studimet e larta në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dega bio-kimi në vitet 2008-2012 dhe Fakultetin e Shkencave Juridike, dega juridik në vitet 2000-2014.
Eksperienca e parë e punës ishte si mësues në vendlindje në vitet 1987-1995.
Ai hyri në politikë në vitin 2003 si Kryetar i Komunës Gjinaj e për të vazhduar sërishtë rrugen e gjatë të politikës për vite me rradhë. Pas mandatit tetëvjeçar në këtë post ai u zgjodh Kryetar i Bashkisë Krumë për katër vite të tjera nga 2011 -2015. Në Qershor të po atij viti u emërua Prefekt i Qarkut Kukës , për të mbajtur mbi supe këtë detyrë deri në Nëntor të vitit 2017.
Z.Morina gjithashtu ka mbajtur edhe poste të tjera politike ndër vite.
Aktualisht z.Morina është në postin e Kryetarit të Bashkisë Has.
Detyrat e kryetarit të Bashkisë
Në zbatim të Ligjit 8652 datë 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, neni 44, Kryetari i Bashkisë, nëpërmjet urdhërave dhe vendimeve, organizon dhe drejton punën e administratës për kryerjen e funksioneve të Bashkisë.
Kompetencat dhe detyrat e Kryetarit të Bashkisë :
- ushtron të gjitha kompetencat në kryerjen e funksioneve të bashkisë, me përjashtim të atyre që janë kompetencë vetëm e këshillit Bashkiak;
- zbaton aktet e këshillit Bashkiak;
- merr masa për përgatitjen e materialeve të mbledhjeve për këshillin bashkiak, në përputhje me rendin e ditës të përcaktuar nga këshilli, si dhe për probleme që kërkon ai vetë;
- raporton në këshill për gjendjen ekonomiko-financiare të paktën çdo 6 muaj ose më shpesh, sa herë kërkohet nga këshilli;
- raporton para këshillit sa herë kërkohet prej tij për probleme të tjera që kanë të bëjnë me funksionet e bashkisë;
- emëron dhe shkarkon N/kryetarët e bashkisë, Drejtorin e kabinetit;
- emëron dhe shkarkon drejtuesit e ndërmarrjeve dhe institucioneve në varësi;
- emëron dhe shkarkon punonjësit e tjerë jodrejtues të strukturave dhe njësive në varësi të komunës ose bashkisë, përveç kur parashikohet ndryshe në ligjin nr.8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”;
- ushtron të drejtat dhe siguron plotësimin e të gjitha detyrimeve që i janë ngarkuar bashkisë si person juridik;
- merr masa për kualifikimin dhe trajnimin e personelit të administratës, të institucioneve arsimore, sociale, kulturore e sportive;
- kthen për rishqyrtim jo më shumë se një herë në këshill vendime, kur vëren se ato cënojnë interesa të bashkësisë;
Zv/kryetarët: