Sot është një ditë e veçantë për shumë vogëlushë që nisin rrugëtimin me dijen.
Për shumë djem e vajza që i drejtohen shkollës dhe që po bëjnë përgatitjet me prindërit e tyre.
Për të gjithë ato mësues dhe edukatorë që, po ashtu, tashmë kanë përfunduar me përgatitjet e orarit, planeve mësimore të klasave.
Të dashur nxënës, prindër dhe mësues, ju urojmë nga zemra vit shkollor të mbarë dhe të ndriçuar nga drita e dijes!
Një urim i veçantë shkon për të gjthë nxënësit, që ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës!
Qoftë një vit i mbarë për të gjithë ju!
Më shumë arsim!
Më shumë edukim!
Më shumë art e sport!
SUKSESE!