Z.Miftar Dauti  është i martuar dhe baba i tre fëmijëve.

Arsimin tetëvjeçar e përfundoj në vendlindje . Në vitet 1991-1995 kreu Fakultetin Ekonomik në Universitetin Bujqësorë të Tiranës.
Eksperienca e parë e punës ishte në vitet 1994-1998 si Drejtor i Sigurimeve Shoqërore në Has. Në vitet 2001-2015 Sekretar i Këshillit në Komunën Golaj duke vazhduar në vietet 2015-2019 Anëtarë i Këshillit Bashkiak Has.

Z.Miftar Dauti hyri në politikë në vitin 1994 e për të vazhduar sërishtë rrugen e gjatë të politikës për vite me rradhë, gjithashtu ka mbajtur edhe poste të tjera politike ndër vite.

Aktualisht z.Dauti është në postin e Kryetarit të Bashkisë Has.

 

 

 

KREU VII – DETYRAT SIPAS KLASIFIKIMIT TE POZICIONEVE 

Neni 23

Kryetari i Bashkisë

Në zbatim të ligjit 139/2015 datë 17.12.2015 “Për vetqeverisjen vendore”, neni 64, Kryetari i Bashkisë, nëpermjet urdhërave dhe vendimeve, organizon dhe drejton punën  e administratës për kryerjen e funksioneve të Bashkisë.

Neni 24

Kompetencat dhe Detyrat e Kryetarit të Bashkisë:

Kryetari i Bashkisë ka këto kompetenca dhe detyra:

  1. Ushtron të gjitha kompetencat në kryerjen e funksioneve të bashkisë, me përjashtim të atyre që janë kompetencë vetëm e Këshillit të Bashkisë;
  1. Zbaton aktet e Këshillit;
  2. Merr masa për përgatitjen e materialeve të mbledhjeve për Këshillin Bashkiak, në përputhje me rendin e ditës së përcaktuar nga Këshilli, si dhe për probleme që kërkon ai vetë;
  1. Raporton në Këshill për gjendjen ekonomiko-financiare të bashkisë dhe njësive administrative përbërëse të paktën çdo 6 muaj ose sa herë kërkohet nga Këshilli;
  1. Raporton para Këshillit sa herë kërkohet prej tij për probleme të tjera që kanë të bëjnë me funksionet e bashkisë;
  1. Është anëtar i Këshillit të Qarkut;
  2. Emëron, duke respektuar ligjin për barazinë gjinore zëvendëskryetaret e bashkisë dhe i shkarkon ata.
  1. Emëron, duke respektuar ligjin për barazinë gjinore, administratorët e njësive administrative /lagjeve dhe i shkarkon ata;
  1. Vendos për emërimin ose shkarkimin e anëtarëve të organeve drejtuese të shoqërive tregtare në pronësi të bashkisë, si dhe drejtuesit e ndërmarrjeve e të institucioneve në varësi;
  1. Emëron dhe shkarkon punonjësit e tjerë të strukturave dhe njësive në varësi të bashkisë, përveç kur parashikohet ndryshe në ligjin për nëpunësin civil;
  1. Ushtron të drejtat dhe siguron plotësimin e të gjitha detyrimeve që i janë ngarkuar bashkisë si person juridik dhe është përfaqësuesi i saj në marrëdhëniet me të tretët;
  1. Merr masa për kualifikimin dhe trajnimin e personelit të administratës, të institucioneve arsimore, sociale, kulturore e sportive;
  1. Kthen për rishqyrtim jo më shumë se një herë në Këshill vendime, kur vëren se ato cenojnë interesa të bashkësisë. Në rastin e kthimit të vendimit të Këshillit nga Kryetari i bashkisë, Këshilli mund të miratojë të njëjtin vendim vetëm me shumicën e votave, në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve;
  1. Miraton strukturën, organikën e kategoritë /klasat e pagave për çdo pozicion të shërbimit civil dhe rregulloret bazë të administratës së bashkisë dhe të njësive e institucioneve buxhetore në varësi të bashkisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi;
  1. Emëron dhe shkarkon nëpunësit vendorë për barazinë gjinore;
  2. Kujdeset për mbledhjen dhe përpunimin e statistikave vendore, të ndara sipas gjinisë, dhe siguron publikimin e tyre.

 

 

AlbaniaUSA