Mbledhja e Këshillit Bashkiak për miratimin e taksave dhe tarifave,numrin e punonjësve dhe buxhetin për vitin 2020

Mbledhja e Këshillit Bashkiak me rend dite si më poshtë :

1. P.V-Për miratimin e sistemit të taksave dhe tarifave vendore për vitin 2020.

2. P.V- Për miratimin e numrit të punonjësve dhe niveli i pagave për vitin 2020.

3. P.V- Për miratimin e Kalendarit orientues për menaxhimin e shpenzimeve vendore gjatë 2020.

4. P.V – Për miratimin buxhetit të Bashkisë Has për vitin 2020.

5. P.V- Për miratimin e bursave për nxënësit që kanë aplikuar dhe janë akomoduar në konviktin “Kosova” Krumë dhe vazhdojnë shkollën e mesme “Skenderbeu” Krumë si dhe bursar për shkollat profesionale .

6.P.V- Për miratimin e listës për pajisje AMTP.

7. P.V- Të ndryshme.

 

 

 

(më tepër…)

“T’i japim fund dhunës ndaj grave në Shqipëri”

U firmos sot në Bashkinë Has marreveshja e bashkëpunimit nga drejtuesit e institucioneve përgjegjëse, anëtarë të Komitetit Drejtues të Mekanizmit të Koordinuar të Referimit të rasteve të dhunës në familje.

Moren pjese Zv/Kryetari i Bashkisë Has, drejtues e përfaqësues të Zyres së Shërbimeve Sociale pranë kësaj bashkie, koordinatorja vendore kundër dhunes në familje, përfaqesues të Zyres Arsimore, Zyres së Punes, Policise, Spitali Has, Drejtorise së Kujdesit Shëndetesor, Drejtoresha e Drejtorise Rajonale të Sherbimit Social Kukës, etj.

Në aktivitet u prezantua puna e Bashkisë Has në bashkëpunim me institucione të tjera përgjegjëse për parandalimin dhe menaxhimin e rasteve të dhunës në familje gjatë vitit 2019, rezultatet dhe sfidat.

Ky aktivitet u organizua nga Bashkia Has, me mbështetjen e UNDP Shqipëri, në kuadër të Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara: “T’i japim fund dhunës ndaj grave në Shqipëri”, financuar nga Qeveria e Suedisë dhe zbatohet nga UNDP, UN Women dhe UNFPA  .

AlbaniaUSA