Konform detyrimit ligjor qe percakton ligji 119/2014 “Per te Drejten e Informimit”, Bashkia HAS ka administruar dhe perpunuar nje numer te konsiderueshme kerkesash per informacion gjate vitit 2022. Ne total jane 75 kerkesa te cilat kane marre pergjigje gjate vitit 202, te gjitha te pasqyruara ne registrin perkates. Regjistri i Kerkesave dhe pergjigjeve administrohet nga Bashkia dhe behet publik pa kerkesë, permes faqes zyrtare te internetit te bashkise. Ky regjister eshte gjithashtu pjese e Programit te Transparences te Bashkise Has.
Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur programi i transparencën, qe përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së autoritetit në kuadër të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”(LDI).
Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës Autoriteti Publik (Bashkia Has) ndërton dhe rrit transparencën në punën e tij institucionale. Bashkia Has ka përditësuar herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të LDI-së.